Botë
Rusia sërish sulmon Kievin
18.06.2025 12:35
Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus...

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më parë është rritur në 21, teksa më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, e cilësoi sulmin si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare. Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur.”,
Zelenski tha se 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar në mbarë Ukrainën, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë”. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme precize ndaj “ndërtesave të industrisë ushtarake në rajonin e Kievit.”.
Moska ka refuzuar një armëpushim “të pakushtëzuar”, që e kanë kërkuar Kievi dhe aleatët e tij evropianë, ndërkaq Ukraina ka refuzuar kërkesat e Rusisë, që i ka cilësuar si “ultimatume”.
