Maqedoni

Kaosi me parkingun në Qendrën Klinike në Shkup, Aziri: Do të ketë një zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë

18.06.2025 14:14

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu po kërkon një zgjidhje për të lehtësuar kaosin e trafikut në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”....

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu po kërkon një zgjidhje për të lehtësuar kaosin e trafikut në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Nga 300 deri në 500 vende të reja parkimi do të ketë për pacientët që trajtohen në Qendrën Klinike dhe shoqëruesit e tyre. Ky është vetëm një njoftim nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka tre ditë që negocion me kompanitë që kanë vende parkimi në afërsi të kompleksit të klinikës. Ai thotë se ende nuk është arritur një marrëveshje, por pret që parkingu brenda klinikave të lirohet që javën e ardhshme. Ministria planifikon të ofrojë karta parkimi mujore për punonjësit afërsisht me të njëjtin çmim si më parë dhe bën se mjekët do ta pranojnë këtë zgjidhje.
 
"Ideja është që më shumë punonjës të parkojnë jashtë qendrës klinike, në mënyrë që të lirohet hapësirë brenda. Personalisht mendoj se do t'i bindim lehtësisht mjekët, sepse ata janë mjekë dhe e dinë që të ecësh për dy ose tre minuta është e shëndetshme. Dhe nga ana tjetër, ata janë këtu për pacientët.", - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
 
Ministri Aliu po ashtu informoi se Ministria e Shëndetësisë  do të udhëheqë proceset për atë se çfarë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarve në diskotekën në Koçan.
 
“Patëm një takim disaorësh me ekspertë, prindër, të rinj që u prekën drejtpërdrejt nga tragjedia dhe të ngjashme. Vendosëm që është koha e duhur që Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë, të marrë drejtimin në koordinimin e të gjitha proceseve në lidhje me atë se çfarë lloj donacionesh nevojiten. Ministria do ta udhëheqë grupin e punës, që do të përfshijë edhe përfaqësues nga institucione të tjera. Të dielën do të shpallim edhe emrat e personave nga grupi i punës, si t'i kontaktojmë ata. Kemi prioritete, procese afatshkurtra dhe afatgjata përpara nesh.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
 
Ministri Aliu po ashtu theksoi se për këto 6 ditë kanë filluar disa projekte dhe një prej atyre është hapja e konkurseve të reja të punësimit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI