Maqedoni
Nga 1 korriku, Danimarka do të udhëheqë me BE-në, Bjer: Kapeni momentin, ne s’mundemi vetë!
18.06.2025 14:32
Kopenhaga është e gatshme ta ndihmojë procesin, por megjithatë, përkujton nevojën për plotësimin e kushteve....

“Kapeni momentin e zgjerimit dhe plotësoni kushtet!”. Kështu porositi ministrja për Eurointegrime e Danimarkës, Mari Bjer, vendi i së cilës nga 1 korriku kryeson me Bashkimin Evropian. Kopenhaga është e gatshme ta ndihmojë procesin, por megjithatë, përkujton nevojën për plotësimin e kushteve. Fjalë miradie për vendin tonë në drejtim të realizimit të reformave.
“Dua t’ju them sinqerisht dhe direkt - momenti për zgjerim absolutisht është këtu dhe ju lutem kapeni këtë moment! Me kryesimin tonë me Këshillin e Unionit dua t’ju them se ne nuk mundemi procesin ta shtyjmë vetë. Ne jemi këtu që të punojmë me ju në mënyrë konstruktive, që të shohim se ku mund të arrijmë përparim, sepse ne nuk mundemi këtë ta realizojmë vetë. Duhet të bëhet përparim edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut, të ndërmerren hapat që janë të rëndësishme – të implementohen amendamentet e nevojshme, në mënyrë që t’i bashkangjiteni BE-së. Ne do ta bëjmë atë që mundemi.”, - deklaroi ministrja për Eurointegrime në Danimarkë, Mari Bjer.
Integrimi i vendit, Murtezani: Zgjerimi, mos të bilateralizohet
Minsitri për çështje evropiane kërkon që procesi eurointegrues të mos bilateralizohet dhe të zhvillohet në baza demokratike, duke respektuar kushtet e Kopenhagës.
“Vlerësojmë vendosmërinë parimore të Danimarkës se zgjerimi i Bashkimit Evropian medoemos duhet të udhëhiqet ekskluzivisht sipas kritereve të Kopenhagës, objektive, të matshme dhe të barabarta për të gjithë. Në kohën kur procesi është i ekspozuar ndaj presioneve dhe tendencave drejt bilateralizimit, pikërisht këto kritere janë mbrojtja jonë. Ato janë rikujtesë se rruga evropiane nuk duhet të kushtëzohet me çështjet jashtë thelbit të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe tregut ekonomik funksional.”, - theksoi ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani.
Në situatën aktuale gjeopolitike, Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm nëse është më i madh, ndërkaq nga lufta në Ukrainë të gjithë jemi të kërcënuar, u pajtuan në këtë mendim dy ministrat për eurointegrime.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
