Maqedoni

Inspektorati i gjuhës, Mexhiti: BDI të mbështesë ndryshimet ligjore

18.06.2025 15:41

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka ftuar BDI-në të votojë ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Gjuhëve...

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka ftuar BDI-në të votojë ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Gjuhëve, ku do të zhbllokohej funksionimi i këtij institucioni dhe të punësuarit do të merrnin rroga. Mexhiti gjithashtu njofton se tani e tutje procesverbalet e seancave qeveritare do të jenë edhe në gjuhën shqipe.
 
“Nëse këto ishin të gatshëm të votojnë riorganizimin e Qeverisë në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, mendoj se nuk do të kenë arsye të mos votojnë Inspektoratin e Gjuhëve, të zgjidhet njëherë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe mandej t’i marrin rrogat e rregullta. Pastaj, ashtu siç ka marrëveshje politike, inspektorati të kalojë në Agjencinë e Gjuhëve dhe për herë të parë Inspektorati I Gjuhëve të marrë formën si të gjitha inspektoratet tjera. Procesverbalet në vazhdimësi në qeveritë e kaluara kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase, vetëm ato një muaj sa ka qenë Talat Xhaferi kryeministër ka pasur në dy gjuhë, ndërsa njëzet vite të tëra qeveritë e BDI-së i kanë pasur në një gjuhë. Dhe dje e keni parë dallimin, seanca që udhëheq unë, procesverbalet janë edhe në gjuhën shqipe.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti.