Maqedoni
QMK: Vërshime në disa objekte në Gazibabë dhe Haraçinë
19.06.2025 11:53
Qendra për Menaxhim me Kriza doli me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup...

Qendra për Menaxhim me Kriza doli me njoftim për gjendjen e krijuar në Shkup pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç bëhet e ditur, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba. Ka pasur vërshime në disa objekte, ndërkaq dëme janë evidentuar edhe në infrastrukturën rrugore dhe në tokën bujqësore.
“Bëhet fjalë për reshje të shkurtra, por intensive të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ndaj pronës, objekteve, infrastrukturës dhe tokës bujqësore. Veçanërisht një pjesë e komunës së Haraçinës, ku janë evidentuar vërshime të objekteve dhe tejmbushje të rrugëve me ujë, është vërejtur edhe sasi e grumbulluar e dheut dhe mbetjeve të tjera në drejtimin rrugor Haraçinë – Shkup. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka dëme në njerëz.”, qëndron në njoftimin e QMK-së.
