Rajon
Kosovë, dështoi konstituimi i Kuvendit për të 34-ën herë
19.06.2025 12:02
Ka dështuar edhe përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit...

Ka dështuar edhe përpjekja e 34-të për konstituimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Në sallë ishin 102 deputetë.
VV-ja ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje. Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. E propozuara e VV-së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
