Maqedoni

Oda e Noterëve, kërkohet rritje e tarifave për disa shërbime

19.06.2025 14:32

Oda e Noterëve kërkon rritjen e tarifës për një pjesë të shërbimeve duke filluar nga 50 dhe 100 denarë....

Oda e Noterëve kërkon rritjen e tarifës për një pjesë të shërbimeve, që sipas tyre kanë çmime minimale, duke filluar nga 50 dhe 100 denarë. Sipas tyre, rritja e çmimit për disa shërbime është e domosdoshme që të mund të ekzistojë dhe funksionojë një zyrë noteriale. Theksojnë se ballafaqohen me shpenzime materiale dhe shpenzime nga puna e realizuar në terren, ndërsa këtu bënë pjesë edhe rritja e rrogave për të punësuarit në pajtueshmëri me normativat ligjore. Tarifat e shërbimeve noteriale në RMV janë më të lirat në botë edhe nëse krahasohemi me Afrikën, shprehen nga Oda e Noterëve. Disa tarifa nuk kanë ndryshuar për 27 vite.
 
“Veprimtaria noteriale si çdo profesion tjetër ballafaqohet me sfidat e jetës në ditët e sotme, të cilat në një mënyrë ndikojnë në cilësinë, qëndrueshmërinë, qasjen në shërbimet profesionale që i ofrojnë noterët për qytetarët dhe institucionet. Ne jemi në shërbim të institucioneve të më shumë institucioneve shtetërore, veprojmë në emër të qytetarëve pa kompensim për një pjesë të angazhimeve dhe pa të drejtën e shpenzimeve materiale. Për disa shërbime që i kemi si noterë, p.sh. vërtetimet, ato janë me çmim 100 denarë, që zgjat për 27 vite, nga viti 1998 deri tani në vitin 2025.”, - deklaroi kryetari i Odës së Noterëve, Metodija Ristovski.
 
Ligji aktual mundëson më së paku një noter në 20 mijë banorë që nënkupton se çdo banorë mund të ketë një noter. Sipas kryetarit të Këshillit Profesional të Odës së Noterëve, Marian Kocevski, numri i noterëve duhet të jetë i kufizuar për shkak të, siç tha, sigurisë juridike.
 
“Për shkak të nevojave të ligjvënësit u ndryshua kjo normativë, tani nuk është 1 noter në 20 mijë banorë, por më së paku 1 noter në 20 mijë banorë, që nënkupton kjo: në një banorë të ketë një noter. Mendoj se sa i përket numrit të noterëve duhet të kthehemi në këtë numër. Numri i noterëve është i kufizuar, jo që ata të kenë më shumë fitim, por që të ruhet siguria juridike. Kjo nënkupton se ata njerëz që janë të përcaktuar e bëjnë atë për siguri juridike, me këtë edhe sigurinë e përgjithshme në fitimin juridik në shtet.”, - theksoi kryetari i Këshillit Profesional të Odës së Noterëve, Marian Kocevski. 
 
Për këtë qëllim deri më tani janë realizuar disa takime me ministrin e Drejtësisë, ndërsa njoftuan se po përgatitet edhe një Ligj i ri Për noterë, prej ku presin ndryshime pozitive. Ndërkohë, vitin e kaluar, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, menjëherë pas marrjes së detyrës tërhoqi vendimin për rritjen e tarifave noteriale për më shumë se 10 herë.
 
FLORIJE KAMBERI