Maqedoni
Shumica parlamentare, Mickoski: Qeverisja është stabile dhe komode
19.06.2025 14:38
Kryeministri Hristijan Mickoski sërish thotë se shumica parlamentare është stabile...

Kryeministri Hristijan Mickoski sërish thotë se shumica parlamentare është stabile, por nuk pohon e as mohon nëse mund të zgjerohet. Sipas tij, gjithçka është e mundur dhe gjithçka është e pamundur, por megjithatë asnjë lëvizje nuk e pengon ecurinë e punës së ekzekutivit.
“Shumica qeveritare është komode, komfore si asnjëherë më parë në njëzet vitet e fundit dhe pothuaj, dy e treta e deputetëve e përkrahin këtë qeveri, kështu që mund të ketë mos të ketë, por Qeveria vazhdon të realizojë atë që e presin qytetarët. Gjithçka është e mundur dhe gjithçka s’është e mundur.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ligjet për reforma, Mickoski: Jo të gjitha varen nga Badenteri
Shefi i ekzekutivit sqarohet për opinionin se cilat ligje aktualisht janë të bllokuara në Parlament, kush kërkon shumicë votash e kush Badenter.
“Reformat ligjore nuk varen nga badenteri. Ndoshta disa janë me 80 deputetë me dy të tretat e votave. Çka varet nga Badenteri? Ndryshimi i Ligjit që duhet të sigurojë paga për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo varet nga Badenteri. Mandej, ndryshimi i Ligjit ku ky inspektorat duhet të kalojë nën ingerencat e Agjencisë; Këshilli Programor në TVM; Këshilli në Agjencinë për Shërbime Audio-Audio vizuele. Kodi Zgjedhor është ligj jashtë atyre ligjeve që kanë qenë pjesë e reformave të rregullores së punës së Kuvendit, ku ka afate të qarta të procedurës. Për Kodin Zgjedhor duhet të ketë konsensus politik.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski thotë se një nga kërkesat e Planit të Rritjes është edhe miratimi i Kodit Zgjedhor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
