Maqedoni
Mickoski: Bullgaria po pengon integrimin evropian
19.06.2025 16:16
Kryeministri thotë se është mirë për ne që më në fund kanë dalë në pah arsyeja dhe strategjia e vërtetë që vjen nga fqinji ynë lindor...

Kryeministri thotë se është mirë për ne që më në fund kanë dalë në pah arsyeja dhe strategjia e vërtetë që vjen nga fqinji ynë lindor, e cila është, siç tha ai, krijimi i një "kombi aktual maqedonas" me një "identitet aktual maqedonas" që flet "gjuhën e tij amtare maqedonase".
"Do të isha më i lumtur nëse do të votohej Raporti i raportuesit për Maqedoninë, Tomas Ueitz. Këto ditë kam marrë informacione për presion të ashpër nga eurodeputetët bullgarë dhe qeveria bullgare, se nëse ai raport votohet, mund të radikalizojë rrymat proruse, kundër qeverisë aktuale bullgare proevropiane. Kjo jep një përgjigje të mjaftueshme për gjendjen e një anëtare të Bashkimit Evropian dhe që në thelb po pengon procesin e integrimit evropian për të cilin opozita është e gatshme të nënshkruajë verbërisht.", - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
