Ekonomi
Rriten çmimet e disa derivateve të naftës, benzina mbetet me të njëjtin çmim
19.06.2025 16:59
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,06%, krahasuar me vendimin e datës 16.06.2025.
Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,149 denarë për kilogram.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 mbeten të pandryshuara.
Nga data 20 qershor 2025, në orën 00:01, çmimet maksimale me pakicë të derivateve do të jenë si më poshtë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 78,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 70,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 70,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 40,928 (denarë/kilogram)
