Maqedoni

Protestat vazhdojnë, kërkohet dorheqja e qeverisë

14.05.2015 20:54

Edhe gjatë ditës së sotme organizata të ndryshme dhe qytetarë të vetëorganizuar janë mbledhur në afersi të qeverisë për të kërkuar dorheqjen kolektive të kabinetit qeveritar...

Protestuesit përsëri nuk u lejuan të depertojnë deri para ndërtesës qeveritare meçrast marshuan drejtë gjykatës ku drejtuan porosi deri te kompetentët se nuk i kane harruar shokët e tyre të burgosur politik, dhe se nuk do të tërhiqen deri në lirin e tyre. 
 
Me parullat “Lamtumirë Nikolla, “Protestoj”,”Rrënoj regjim pa para” dhe parulla të tjera  protestuesit marshin e tyre e përmbyllën pra Kuvendit Republikan ndërsa me brohoritje paralajmëruan vazhdimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim.
 
BESIM ABDULLAI