Maqedoni

Parashikimi i motit

20.06.2025 11:11

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë stuhie me mundësi për breshër. Temperatura minimale do të jetë nga 11 deri në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 35°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35°C.