Ekonomi
Qeveri, miratohet propozim-ribalanci i buxhetit
19.06.2025 20:39
Qeveria e miratoi propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2025...

Qeveria e miratoi propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2025, në të cilin sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, shkurtimet më të mëdha janë bërë në shpenzimet e Qeverisë, ndërsa nga ribalanci përfitim më të madh ka Ministria e Mbrojtjes.
“Janë siguruar mjete shtesë për pagesën e pensioneve të rritura, kostot kalimtare dhe, më e rëndësishmja, sigurimin e 300 milionë denarëve shtesë për shpenzimet kapitale. Shpenzimet kapitale janë planifikuar të arrijnë në 47.5 miliardë denarë dhe ndryshimet kanë për qëllim shtimin e mjeteve për të nxitur zbatimin e projekteve, siç është konfirmuar tashmë nga zbatimi i mirë, kryesisht në Ministrinë e Mbrojtjes.”, bëri të ditur ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska.
Sipas saj, me rishikimin e buxhetit do të arrihet rritja e parashikuar prej 3.7%, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivel prej 2.8%. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale 47.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar, 41.3 miliardë denarë ose 4% e BPV-së, derisa borxhi publik deri në fund të vitit do të arrijë në rreth 62.1%.
