Botë

Zelenski: Putini dhe regjimi në Iran janë regjime agresive

20.06.2025 12:17

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën....

Një person është vrarë dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur, pasi dronët rusë sulmuan gjatë natës Odesën. Si pasojë e sulmeve ruse janë dëmtuar ndërtesa dhe infrastruktura hekurudhore, thanë autoritetet lokale. Shërbimet lokale të emergjencës thanë se gjatë sulmeve, të paktën dhjetë dronë goditën ndërtesat e banimit, duke shkaktuar zjarre të mëdha. Ndërkohë presidenti ukrainas Zelenski, ka thënë se Putini ashtu si regjimi iranian bëjnë pjesë te regjimet agresive, që po bëjnë terror nga Çeçenia deri në Siri.
 
“Nuk kishte kurrfarë logjike sulmi në Kiev. Ky është terror i qëllimshëm që ushtria e Putinit po e bën gjithkund, nga Çeçenia në Siri. Pikërisht kjo i bashkon me regjimet si ai në Iran dhe Korenë Veriore. Tani po mundohen ta shpëtojnë programin nuklear në Iran. Kur ndonjë nga aleatët e tyre do ta humbë mundësinë për zgjerimin e luftës, Rusia mundohet të përzihet, kjo është cinike. Kjo dëshmon se regjimeve agresive nuk guxon t’u lejohet të bashkohen dhe të jenë partnerë. Kur shahedët iranian dhe raketat balistike nga Korea veriore i vrisnin njerëzit tanë në Ukrainë, kjo dëshmon se solidariteti global dhe presioni janë të pamjaftueshme. Sanksionet patjetër të jenë shumë më të ashpra.”, - theksoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.