Ekonomi
Rriten çmimet derivateve të naftës
20.06.2025 14:29
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,57 % në raport me vendimin e datës 19.06.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 21 qershor 2025, në orën 00:01, çmimet maksimale me pakicë të derivateve do të jenë si më poshtë:
• Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
• Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 78,00 (denarë/litër)
• Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 72,00 (denarë/litër)
• Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 70,00 (denarë/litër)
• Mazut М-1 SU 40,928 (denarë/kilogram)
