Maqedoni
Hekurudha në kuadër të korridorit 10, LSDM: Projekti askund, përgatitet vjedhje
20.06.2025 15:08
Lidhja socialdemokrate ka dilema për korrupsion në hekurudhën e korridorit 10....

Lidhja socialdemokrate ka dilema për korrupsion në hekurudhën e korridorit 10. Sipas LSDM-së, në tërë këtë matricë, mashtrimi Mickoski thotë se hekurudha do të fillojë të ndërtohet deri në fund të vitit, ndërkaq ministrja Koçoska deklaron se punimet nuk do të fillojë deri në vitin 2027. Nga opozita maqedonase pohojnë se ata nuk do të heshtin dhe se do ta ndjekin procesin, do të kërkojnë transparencë, shqyrtim të dokumenteve dhe njoftim për qytetarët për secilën marrëveshje që bëhet prapa shpinës së tyre.
“Kjo është përgatitje për krimin më të madh të tenderit në historinë e kohëve të fundit. VMRO-DPMNE po e përsërit modelin: premtohet një megaprojekt pabazë, çmimi rritet paraprakisht, hapet rruga e pastrimit të parave dhe pasurimit të udhëheqësisë së partisë. E pyesim Mickoskin: Si e dini që hekurudha do të kushtojë 2 miliardë euro nëse nuk ka projekt?A ka marrëveshje paraprake për çmimin me huadhënësin?Kush do ta fitojë tenderin dhe sipas cilave kritere? A do ta shohë publiku një studim fizibiliteti?Apo është kjo një tjetër marrëveshje në të cilën do të zhduken miliona si në të kaluarën?”, - theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
VMRO: Jeni kundër ndërtimit të hekurudhës, akuzat janë pabazë
Por, nga VMRO- DPMNE i quajnë të pabaza akuzat e LSDM-së dhe se këtë e bëjnë sa për angazhime ditore të kota. Sipas tyre, socialdemokratët janë kundër ndërtimit të hekurudhës.
“Konferencë sa për të thënë diçka. Pa argumente, vetëm retorikë e zbrazët. Totalisht pa ide. LSD-ja mbetet parti kundër ndërtimit të hekurudhës, kundër ndërtimit të spitalit dhe projekteve kapitale.”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO – DPMNE.
Sipas VMRO-së, LSDM-ja ka rënë në atë nivel sa që nga lidershipi i këtij subjekti turpërohet çdo anëtar i tij.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
