Maqedoni

Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve në vend

20.06.2025 15:21

Rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të detyruar që të zhvendosen me forcë...

Rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të detyruar që të zhvendosen me forcë për shkak të luftërave që nuk u shihet fundi apo persekutimin dhe dhunën që ata vazhdimisht po përjetojnë. Pikërisht në këtë ditë, më 20 qershor shënohet dhe përkujtohet Dita Botërore e Refugjatëve, e cila solidarizohet me gjendjen e miliona njerëzve të zhvendosur me forcë.  Për realizimin e nevojave, të drejtave dhe ëndrrave të refugjatëve, rol kyç luajnë edhe rrëfimet e gazetarëve, të cilët japin dritë të së vërtetës së tyre të hidhur jetësore. Për këtë shkak UNHCR ndau tre çmimet për gazetarë për raportim profesional, ku në mesin e tyre fituesja e parë është gazetarja e Servisit të parë publik, Filjana Koka.
 
“Ky çmim ka një rëndësi dhe kuptim të veçantë për mua. Është një konfirmim i angazhimit dhe përkushtimit tim gazetaresk. Nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e politikave qeveritare dhe kritikën e atyre që dështojnë, por ka të bëjë me humanitetin dhe solidaritetin për ata që hyjnë në të panjohurën. Gjatë viteve kam parë shumë njerëz të pafuqishëm, sy fëmijësh të përlotura dhe të mbushura me trishtim, të përballur me barriera të shumta të sistemit. E vetmja gjë që mundesha të bëj ishte t’i jepja disa minuta në transmetim, me qëllim që ata të shihen, ndërsa kompetentët t’i nxisë për të reaguar.”, - flet në emër të Filana Kokës, fitueses së çmimit të parë. 
 
UNHCR ndau çmimet për gazetari profesionale
 
Gazetaria hulumtuese duhet vazhduar dhe mbështetur parezervë, e sidomos kur bëhet fjalë për të drejtat e refugjatëve, thanë përfaqësuesit e UHCR-së në Shkup.
 
“Sot po japim çmimin për gazetari profesionale dhe për informimin e vazhdueshëm të refugjatëve, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi. Me këtë po japim mirënjohje gazetarëve, të cilët shkojnë përtej titujve për t’i shpjeguar rrëfimet e vërteta. Ju gazetarët, përmes veprimtarisë suaj, u jepni zë atyre të cilët nuk janë dëgjuar më herët, e ndriçoni padrejtësinë e tyre dhe ndërtoni ura për empati. Gazetaria cilësore është më shumë se profesion, ky është shërbim publik.”, - deklaroi përfaqësuesi i UNHCR-së, Gabriel Gulando de Godoj.
 
Dita Botërore e Refugjatëve nuk duhet të jetë vetëm ditë për t’i nderuar dhe solidarizuar, por duhet të jetë për thirrje urgjente dhe padyshim për veprim të përbashkët nga të gjitha palët ku ka refugjatë, u tha me këtë rast. 
 
REXHEP QAMILI