Botë

Izraeli bombardon mbi Rripin e Gazës, u vranë dhjetëra civilë, duke marrë ndihma

20.06.2025 17:02

Të paktën 60 persona, përfshirë civilë që prisnin ndihmë humanitare...

Të paktën 60 persona, përfshirë civilë që prisnin ndihmë humanitare, humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe 240 të tjerë janë plagosur. 
 
Spitali “Al-Aëda” në Kampin e Refugjatëve Nuseirat deklaroi se trupat e 60 personave që vdiqën në sulm dhe qindra të plagosurve u sollën në spital. Ndërkaq, sipas informacionit të marrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, 11 persona humbën jetën si pasojë e sulmit ajror izraelit që shënjestroi një shtëpi në qytetin Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës. Trupat u dërguan në Spitalin e Martirëve të Aksasë. Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 55.706.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU