Maqedoni
Petrushevski: Përleshja në Koçan është plan për destabilizim
20.06.2025 18:18
VMRO – DPMNE thotë se përleshja në Koçan është plan destabilizimi i bërë në Dubai midis Zaevit dhe Filipçes...

VMRO – DPMNE thotë se përleshja në Koçan është plan destabilizimi i bërë në Dubai midis Zaevit dhe Filipçes me qëllim mbjelljen e frikës para zgjedhjeve lokale.
“LSD po hyn në një skenar të menduar mirë për destabilizimin e Koçanit, me qëllim shpëtimin e Venko Filipçes, i cili ka një vlerësim jashtëzakonisht të ulët dhe i cili kërcënohet me një debakël në zgjedhjet lokale. Dje, publiku dëshmoi fillimin e planit të Filipçes, i cili u bë një muaj më parë në Dubai, në një takim me Zaevin. Kjo është periudha kur thamë se Venko Filipçe ishte fshehurazi në Dubai për gjashtë ditë. Këshilltari i Filipçes, Aki Akiov, i cili dje lëndoi një punonjës në komunën e Koçanit dhe kërcënoi fizikisht këshilltarët, është një njeri më i besueshëm i Zoran Zaevit.”, u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO – DPMNE.
