Maqedoni

Parashikimi i motit

23.06.2025 11:23

Me diell dhe i ngrohtë ...

Me diell dhe i ngrohtë – kështu paralajmëron për sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 36°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35°C.