Botë

Lindja e Mesme, liderët botërorë bëjnë thirrje për dialog

23.06.2025 11:31

Liderët botërorë janë kundër mundësisë që Irani të vijë deri te armët bërthamore...

Liderët botërorë janë kundër mundësisë që Irani të vijë deri te armët bërthamore, por ata bëjnë apel që të mos ketë eskalim të pa kontrolluar në Lindjen e Mesme.
 
“Rivendosja e diskutimeve diplomatike dhe teknike është mënyra e vetme për arritjen e qëllimeve që i kërkojmë të gjithë, e ajo është që Irani të mos prodhojë armë bërthamore. Por edhe të mos ketë eskalim të pa kontrolluar të rajonit.”, u shpreh prsidenti frances Emanuel Makron.
 
“Bota që moti është pajtuar se Iranit nuk mund ti lejohet të ketë armë bërthamore.  Aksioni i SHBA-ve ishte i orientuar në lokacione specifike. Nuk dëshirojmë luftë të plotë dëshirojmë diplomaci, dialog dhe deeskalim.”, u shpreh kryemisnitri i Australisë, Entoni Albaneze.