Konferencë "Arbitrazhi në Maqedoni - Sfida për zhvillim"

15.05.2015 10:03

Konferencë e Gjykatës së përhershme të zgjedhur - Arbitrazhi pranë odës ekonomike të Maqedonisë do të mbahet sot në hapësirat e Odës...

Konferenca me temën "Arbitrazhi në Republikën e Maqedonisë - Sfidat për zhvillim" do të fokusohet në identifikimin e gjendjes  në zgjidhjen arbitrazhe  të kontesteve në Republikën e Maqedonisë, si dhe në sfidat për përparim dhe zhvillim të mekanizmit të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve në sistemin juridik të Maqedonisë.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të shumë institucioneve arbitrazhe dhe ekspertë të renomuar  nga fusha e të drejtës arbitrazhe nga Maqedonia, si dhe profesionistë nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.