Maqedoni
Qeveria, sot llogaridhënie për punën njëvjeçare
23.06.2025 11:48
Qeveria do të shënojë sot njëvjetorin...

Me moton “Po vjen koha e Maqedonisë! Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, Qeveria do të shënojë sot njëvjetorin, me ç’rast do të raportojë për punën e bërë në vitin e parë të Qeverisë aktuale.
Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk thekson se për një vit kanë rritur pensionet dhe pagat, po ndërtojnë rrugë, kanë siguruar mbi 1.2 miliardë euro investime të huaja dhe kanë punësuar 1.000 nëpunës policorë. Po ashtu ai thekson se zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm. Siç theksoi, për herë të parë pas shtatë viteve, viti shkollor 2024-2025 ka filluar me tekste shkollore të dorëzuara, mbi një milion kopje u vendosën në bankat shkollore, në ditën e parë të shkollës pavarësisht afatit të shkurtër. Janë siguruar, 680 milionë denarë buxhet për shkencë në vitin 2025, dyfish më shumë se në vitin 2024.
“Janë miratuar 229 milionë denarë për projekte nga fusha e mjedisit jetësor, 500 milionë euro për biznesin dhe projekte kapitale për komunat. Ekonomia e Maqedonisë renditet e katërta në Evropë për sa i përket rritjes së PBB-së në tremujorin e parë dhe është menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë. Ende kemi shumë punë për të bërë, të vetëdijshëm për sfidat e jetës së përditshme dhe problemet reale të qytetarëve.”, thekson mes tjerash kryeministri, Mickoski.
