Botë
Ukrainë, 9 të vrarë nga sulmet ruse
23.06.2025 12:14
Në konfliktin tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës të paktën 9 persona...

Në konfliktin tjetër mes Rusisë dhe Ukrainës të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ruse me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, njoftuan shërbimet e emergjencës të Ukrainës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëz që besohet se kanë ngecur nën rrënojat e një ndërtese banimi, e cila është shembur pjesërisht. Në një zonë tjetër të Ukrainës, një sulm me dron rus me rreze të shkurtra veprimi vrau dy njerëz dhe plagosi dhjetë të tjerë në rajonin e Çernihivit, thanë autoritetet, sipas të cilave edhe tre fëmijë janë mes të plagosurve. Në një qytet tjetër të Ukrainës, Bila Tëserkva, u vra një person dhe u plagosën tetë të tjerë.
