"FutureCom2015" me rastin e Ditës botërore të telekomunikacionit dhe teknologjive informatike
Me rastin e Ditës botërore të telekomunikacionit dhe shoqërisë informatike - 17 maj, Fakulteti për Teknologji Elektroteknike dhe Informatikë (FTEI) organizon punëtori të titulluar "FutureCom2015"...

Ligjërata do të mbajnë dr. Jan Akjildiz, nga Universiteti XhorxhiaTek nga Atalanta, SHBA-ja dhe mr. Daniel Denkovski, nxënësi më i mirë i ri për vitin 2014 në Maqedoni.
Kjo është punëtoria e dytë nga fusha e telekomunikacioneve, e iniciuar nga Instituti për telekomunikacion pranë FTEI - Shkup me të cilën shënohet Dita botërore e telekomunikacionit dhe shoqërisë informatike.
Qëllimi është të këmbehen ide mes ekspertëve relevantë nga shkenca, industria dhe biznesi lidhur me aspektet më të reja të telekomunikacionit, të zhvillohet diskutim për trendet zhvillimore dhe tregu i telekomunikacionit dhe të shqyrtohet nevoja për rregulloren e nevojshme në këtë fushë.
