Rajon
Kuvendi i Kosovës, dështoi për të 36-ën herë seanca konstituive
23.06.2025 13:38
Dështoi edhe përpjekja e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës....

Dështoi edhe përpjekja e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish seanca u ndërpre, pasi partitë opozitare nuk e votuan propozimin për votim të fshehtë. Deputetët e opozitës vijnë në Kuvend, por refuzojnë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues për të votuar, akuzuan nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Tashmë moskonstituimi i Kuvendit do të fillojë të gjenerojë edhe pasoja. Sot e shpalosa vetëm njërën nga to, marrëveshjen me Bankën Botërore, e cila prej muajit maj të vitit të kaluar pret ratifikimin në Kuvend. Pra, edhe njëherë e dëshmon se nuk bëhet fjalë për një emër të përvitshëm, siç po pretendon opozita, por bëhet fjalë për një bllokadë sistematike, të vazhdueshme që nga legjislatura e kaluar kur refuzonin marrëveshjet ndërkombëtare.”, - deklaroi Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, partitë opozitare e bëjnë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit.
“Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta mbajë të bllokuar Kuvendin e Kosovës.”, - theksoi Abelard Tahiri nga PDK.
“Natyrisht që një gjendje, një kaos i tillë institucional u konvenon të gjithë keqbërësve, të gjithë atyre që po rrinë në pozita.”, - u shpreh Hikmete Bajrami nga LDK.
Vazhdimi i seancës konstituive për të 37-ën herë me radhë do të mbahet më 25 qershor në orën 11:00.
GYLTENE SINANI
