Rajon

Sveçla: Arsenieviqi do të arrestohet sapo të hyjë në Kosovë

23.06.2025 15:07

Arsenieviq do të arrestohet sapo të hyjë në territorin e Kosovës, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Kosovës..

Politikani serb Aleksandër Arsenieviq do të arrestohet sapo të hyjë në territorin e Kosovës, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi Policia e Kosovës një ditë më parë ka bastisur pronat e Arsenieviqit dhe ka siguruar dëshmi se ai ka qenë i përfshirë në krim për një kohë të gjatë. 
 
“Tri prona të tij dhe të familjes së tij janë bastisur dje. Ndër të tjera janë gjetur edhe pajisje për mining për kriptovaluta, që është shkelje doganore, një jelek antiplumb dhe gjëra të tjera, gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, tha Sveçla.
 
Sveçla ka thënë se operacioni është ndihmuar nga AKI dhe Prokuroria, si dhe u monitorua nga KFOR-i dhe EULEX-i.