Panair për fëmijët dhe familjen
Prej sot deri të dielën në "Sit Moll" në Shkup do të mbahet Panairi për fëmijë dhe familje, i cili, siç thonë organizatorët, do t'i bashkojë të vegjlit, do të gëzojë vizitorët më me fat dhe të rregullt të tij...

Vizitorët do t'i argëtohen me Trajçe Georgiesin dhe "Bilbilat e Artë". Do të ketë edhe zvarranikë të gjallë, aktivitete të ndryshme sportive dhe shumë argëtim për më të vegjlit. Do të marrin pjesë kore shkollore dhe seksione të ndryshme nga shkollat, ndërsa Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin rrugor do të realizojë ligjëratë edukative për rëndësinë e sediljeve për fëmijë në automobila, për çiklistët dhe këmbësorët.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojn e lojalitetit dhe të fitojnë udhëtim për tërë familjen në "Diznilend" në Paris, televizorë, tabletë, biçikleta dhe dhurata të tjera të vlefshme.
