Ekonomi
KRrE, shtrenjtohet çmimi i derivateve të naftës
23.06.2025 15:51
Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës shtrenjtohen derivatet e naftës në vend....

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës shtrenjtohen derivatet e naftës në vend.
Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi nga mesnata, Eurosuper BS 95 dhe Eurosuper BS 98 do të shtrenjtohen për 1.5 denarë, ndërkaq Eurodisel për 1 denarë për litër. Me këtë vendim, nga mesnata çmimi i benzinës do të jetë 77.5 denarë, benzina 98+ do të jetë 79.5 denarë, ndërkaq çmimi i Dizelit 73 denarë për litër.
Ndryshime do të ketë edhe vaji ekstra i lirë. Do të shtrenjtohet për 2 denarë dhe me këtë çmimi për litër do të jetë 72 denarë. Ndërkaq mazuti do të jetë 41.7 denarë.
