Botë
Damask, 22 të vdekur nga një sulm kamikaz
23.06.2025 16:16
Në një sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse në Damask kanë humbur jetën të paktën 22 persona...

Në një sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse në Damask kanë humbur jetën të paktën 22 persona, ndërsa janë plagosur 63 të tjerë.
Sulmi vetëvrasës me bombë ka ndodhur në Kishën Ortodokse Greke të Profetit Elia në Damask, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Sirisë. Sipas Ministrisë së Brendshme, një burrë hyri në kishë gjatë një shërbese mbrëmjeje, hapi zjarr ndaj besimtarëve dhe më pas aktivizoi një jelek shpërthyes. Sipas autoriteteve, sulmuesi ishte i lidhur me grupin xhihadist Shteti Islamik, edhe pse ky i fundit nuk ka marrë ende përgjegjësinë. Ky është sulmi, i pari i këtij lloji në kryeqytet pas rënies së regjimit të Asadit. Bashkimi Evropian e dënoi “fuqishëm” “sulmin terrorist” dhe shprehu mbështetje për popullin sirian.
