Botë

Gazë, forcat izraelite kanë vrarë 31 palestinezë

23.06.2025 16:44

Forcat izraelite në Gazë kanë vrarë të paktën 31 palestinezë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra të tjerë....

Forcat izraelite në Gazë kanë vrarë të paktën 31 palestinezë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra të tjerë.
 
Një burim mjekësor tha se pesë palestinezë u vranë dhe disa u plagosën në një sulm me dron izraelit në një tendë që strehonte civilë të zhvendosur në qytetin jugor Khan Jounis. Gjithashtu disa fëmijë pësuan djegie të rënda pas sulmit ajror izraelit. Dëshmitarët thanë se bombardimet e artilerisë izraelite u vunë flakën edhe disa pronave palestineze.
 
Mjekët palestinezë gjetën trupat e gjashtë personave. Gjashtë persona që kërkonin të arrinin ushqim u vranë gjithashtu dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga të shtënat izraelite pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rafah në Gazën jugore, thanë mjekët. Të shtënat izraelite vranë pesë palestinezë dhe plagosën më shumë se 15 të tjerë, ndërsa prisnin ndihmë humanitare në zonën Al-Sudanija në veriun e largët të Rripit të Gazës.