Botë

Rute: NATO, në një moment tejet sfidues, Ballkani Perëndimor nuk është i izoluar

23.06.2025 17:07

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, theksoi se NATO-ja gjendet përballë një prej momenteve më sfiduese të sigurisë deri më tani....

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, theksoi se NATO-ja gjendet përballë një prej momenteve më sfiduese të sigurisë deri më tani. NATO-ja është këtu edhe për Ballkanin Perëndimor, i cili nuk është i izoluar nga aleanca, thotë Rute. 
 
“Sigurisht që NATO-ja është e pranishme në Ballkanin Perëndimor, pesë nga tetë shtetet janë anëtare: Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Në Kosovë jemi të pranishëm përmes KFOR-it, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë bashkëpunojmë ngushtë me BE-në përmes misionit EUFOR.”, - deklaroi sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rute.
 
Sa i përket sigurisë globale, është ndryshuar në mënyrë dramatike.
 
“Të mos mashtrohemi, tabloja e sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Duke filluar nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014, e deri te pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022, Rusia ka riorganizuar forcat e saja të armatosura. Në të njëjtën kohë ajo bashkëpunon me Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin. Ndërkohë, Kina po rrit kapacitetet e veta ushtarake në një shkallë që nuk e kemi parë më parë.”, - theksoi sekretari gjeneral i NATO-s, Mark Rute.
 
Kurdo që një shtet-anëtar të thirret të kontribuojë për mbrojtjen kolektive sipas nenit 5, duhet të jemi të sigurt se të gjithë janë në gjendje të japin kontributin e tyre, thotë sekretari gjeneral i NATO-s. 
 
FLORIJE KAMBERI