Financa për projekte nga mjedisi jetësor në pesë komuna

15.05.2015 10:15

Komunat si Gostivari, Zhelina, Çuçer Sandeva, Gazi Baba dhe Bogovinja do të marrin financa për zbatimin e projekteve përmes Programit për investim në mjedisin jetësor për këtë vit...

Ministri i Mjedisit Jetësor Nurhan Izari dhe kryetarët e komunave sot do t'i nënshkruajnë marrëveshjet për projektet në pajtim me konkursin për ndarjen e mjeteve për financim dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera nga fusha e mjedisit  jetësor për vitin 2015.