Maqedoni
Hagë, të martën fillon samiti i NATO-s, në tavolinë, draft-raporti për RMV-në
23.06.2025 21:35
Nesër në Hagë fillon punimet Samiti i NATO-s....

Nesër në Hagë fillon punimet Samiti i NATO-s, ku mes tjerash, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian do të duhet të votojë edhe për miratimin e draft-raportit për RMV-në, të përgatitur nga eurodeputeti dhe raportuesi për vendin Thomas Weitz, ndërkohë që qeveritë në Maqedoni dhe Bullgari janë sërish me qëndrime të ndara.
Raporti që Weitz i paraqiti Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së, shpreh nevojën dhe angazhimin e vendit ndaj procesit të integrimit evropian dhe përafrimit me politikat e BE-së. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Përveç kësaj, draft-dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Përmbajtja e raportit është pranuar dhe interpretuar ndryshe në Maqedoni dhe Bullgari.
Për kryeministrin Hristijan Mickoski, raporti pasqyron realitetin e përparimit të vendit. Ai pret që i njejti të miratohet, i shoqëruar nga një mesazh i qartë në mbrojtje të identitetit maqedonas. Nga ana tjetër, diplomacia bullgare e konsideron raportin si diskutabil dhe përfshin pika të papranueshme për Bullgarinë. Kreu i qeverisë, Mickovski dite më pare ka deklaruar që ka sinjale pozitive për përparimin e vendit, duke shtuar se kishte marrë informacione për presione të reja nga Sofja në lidhje me rreziqet e supozuara nëse raporti do të votohej.
