Maqedoni
Parashikimi i motit
24.06.2025 11:51
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë...

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale ditore pritet të arrijë deri në 38°C në pjesët jugore të vendit.
Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë, me erë të lehtë nga veriu dhe temperaturë maksimale deri në 37°C.
Edhe për nesër parashikimi i motit është i njëjtë – me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe temperatura ditore deri në 39°C.
