Maqedoni

Komiteti për Punë të Jashtme i PE-së miratoi raport-progresin e Maqedonisë

24.06.2025 11:55

Pas shtyrjes prej tri javëve, propozim-raporti për Maqedoninë e Veriut, i përgatitur nga raportuesi për vendin tonë, Tomas Vaic...

Pas shtyrjes prej tri javëve, propozim-raporti për Maqedoninë e Veriut, i përgatitur nga raportuesi për vendin tonë, Tomas Vaic, i kaloi filtrat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Debati u shoqërua me polemika nga eurodeputetët bullgarë, ndërkaq për raportuesin Vaic, dokumenti është i balancuar dhe është fryt i punës për gjetjen e kompromisit. Thotë se Bashkimi Evropian duhet ta ruajë vrullin aktual për ta çuar më tej procesin e zgjerimit të vendit tonë. 
 
“Tani përfundimisht të votojmë për raportin, ashtu siç është dorëzuar. Votimi u mbyll. 40 votuan “për”, 19 “kundër” dhe 10 “të përmbajtur”. Urime për raportuesin!”, - deklaroi kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, David MCalester. 
 
Raporti tani do t’i paraqitet Parlamentit Evropian për votim gjatë seancës së ardhshme plenare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU