Maqedoni

100 ditë pas tragjedisë në Koçan, Kush është në radhë?: 100 mesazhe për sistemin

24.06.2025 11:56

100 ditë pas tragjedisë në Koçan, lëvizja qytetare “Kush është në radhë?” ka organizuar një aksion simbolik me 100 mesazhe...

100 ditë pas tragjedisë në Koçan, lëvizja qytetare “Kush është në radhë?” ka organizuar një aksion simbolik me 100 mesazhe të vendosura në pjesë të ndryshme në qendër të Shkupit.
 
“Heshtëm, vajtuam, marshuam, folëm. Por, premtuam se nuk do të harrojmë!”, deklaruan nga lëvizja, duke kritikuar sistemin se, është përpjekur t’i “defokusojë dhe diskreditojë.” Aksioni lindi nga mesazhet që qytetarët dërguan gjatë fundjavës, si përgjigje ndaj një pyetjeje të vetme: Çfarë do t’i thonit sistemit në ditën e 100-të pas tragjedisë?
 
Sipas organizatorëve, përgjigjet varionin nga trishtimi dhe dhimbja, te zemërimi dhe revolta, deri te thirrjet e qarta për luftë, liri dhe drejtësi.
 
“Këto 100 britma nuk janë retorikë, por kritika të vërteta ndaj një sistemi që na vret. Koka e ulur nuk na shpëton – shpata ende pret. Është koha të ngremë kokat dhe të ndërtojmë një sistem të ri që mbron jetën, jo fitimin.”, thuhet në mesazhe.