Maqedoni
Kuvend, ndryshime në Ligjin për inspektoratin e gjuhëve
24.06.2025 15:25
Kuvendi republikan gjatë punimeve të sotme miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve...

Kuvendi republikan gjatë punimeve të sotme miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, i cili tani e tutje do të jetë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.
Propozim-ligji u miratua me shumicë votash dhe shumicë të deputetëve, kjo shumicë e njohur si shumica e Badenterit. Pas këtyre ndryshimeve ligjore zgjidhet edhe çështja e rrogave për punëtorët e Inspektoratit, të cilët prej më shumë se pesë muaj nuk kanë marrë rroga.
