Qeveria ukrainase e miratoi përcaktimin e kufirit me Rusinë

15.05.2015 10:31

Qeveria e Ukrainës miratoi plan për përcaktim inxhinierik-teknik të kufirit me Rusinë, për territoret të cilat përkasin drejt zonës së operacioneve ushtarake në Donbas dhe drejt Krimesë, lajmëroi TASS...

Plani duhet të plotësohet në periudhën e vitit 2015 deri në vitin 2018.

Kryeministri ukrainas Arsenij Jacenjuk vitin e kaluar deklaroi se Kievi filloi të ndërtojë kufi real me Rusinë  të gjatë 2.295 kilometra. Kufiri  do të paraqesë kanal, të gjërë minimum katër metra dhe të thellë dy metra, i plotësuar me sisteme  për vëzhgim elektrik dhe optik. Në kufirin detar do të ketë vëzhgim elektriko-optik. Projekti i quajtur Mur do të kushtojë të paktën 66 milionë euro.