Botë
Ukrainë, 16 të vrarë nga sulmet ruse
24.06.2025 16:32
Ushtria ruse ka vazhduar sulmet në Ukrainë duke kryer sulme me dronë, raketa dhe artileri..

Ushtria ruse ka vazhduar sulmet në Ukrainë duke kryer sulme me dronë, raketa dhe artileri, me ç’rast kanë mbetur të paktën 16 civilë të vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur.
Një sulm rus me raketë balistike në qytetin Dnipro goditi disa zona civile sot rreth mesditës, duke vrarë shtatë njerëz dhe plagosur 70 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë. Në qytetin afër, Samar, një sulm vrau dy njerëz dhe plagosi nëntë të tjerë, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale të Dnipros, Serhii Lysak.
Breshëria e sulmeve dëmtoi 19 shkolla, 10 kopshte, një shkollë profesionale, një shkollë muzike dhe një zyrë të mirëqenies sociale, si dhe tetë objekte mjekësore, tha kryebashkiaku i Dnipros, Boris Filatov. Rusia gjithashtu bombardoi lagje të banuara dhe infrastrukturë kritike në rajonin jugor të Hersonit, duke vrarë katër civilë dhe plagosur të paktën 11 të tjerë, bëri të ditur Oleksandër Prokudinit, udhëheqës i administratës ushtarake rajonale.
Në rajonin Sumi, një sulm rus me dronë të hënën vonë vrau tre civilë, përfshirë një djalë pesëvjeçar dhe plagosi gjashtë të tjerë, thanë autoritetet lokale. Ndërkohë, forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan gjatë natës 20 dronë ukrainas, raportoi Ministria ruse e Mbrojtjes të martën në mëngjes. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, kërkoi garanci për ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Perëndimi për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtimin rus.
