Botë
NATO, plan për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes
24.06.2025 16:57
Në samit dyditor në Hagë, NATO-ja me plan për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto...

Në samit dyditor në Hagë, NATO-ja me plan për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto. Sekretari Gjeneral i NATO-s, Mark Rute, paralajmëroi se asnjë vend anëtar nuk mund ta refuzojë rritjen e planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes, pasi çdo aleat duhet të mbajë pjesën e tij të drejtë të barrës. Në linjë të njëjtë edhe europresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
“Nuk ka mbrojtje pa industri të fuqishme mbrojtëse dhe nuk ka siguri evropiane pa lidhje të fuqishme euroatlantike. Vetëm Evropa dhe Amerika veriore munden së bashku të ngrihen për t’u përballur me sfidat. Por, duhet të bëjmë më shumë, duhet ta bëjmë më mirë dhe së bashku, edhe atë tani. Është e paparamenduar që Rusia me ekonomi 25 herë më të vogël se e NATO-s të mund të prodhojë dhe stërmbushë. Patjetër të harxhojmë më shumë për të penguar luftën, patjetër ta fitojmë këtë luftë të prodhimit. Ky është qëllimi i këtij samiti. Liderët e NATO-s janë në rrugë për të bërë hap historik për t’i siguruar resurset për mbrojtje të fuqishme. Nuk ka mundësi përjashtimi në NATO. NATO-ja nuk nënshkruan marrëveshje anësore. Është thelbësore që çdo aleat të mbajë pjesën e tij të drejtë të barrës.”, - deklaroi sekretari i NATO-s, Mark Rute.
“Ardhmëria e Evropës përshkruhet në linjën e parë të frontit në Ukrainë, mbrojtja evropiane më në fund u zgjua. Samiti do të vendosë me të vërtetë qëllime të reja për shpenzime nga aleatët e NATO-s, por jo vetëm si investojmë, por është me rëndësi edhe sa investojmë. Deri në vitin 2030, Evropa patjetër të ketë gjithçka që i nevojitet. Kjo është ajo që e quajmë gatishmëri 2030. Kjo kërkon mënyrë të re për të gjithë ne.”, - theksoi europresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
