Houstoni sezacional, ngrin La Clippersat, Cleveland në finale, eliminohet Chicago

15.05.2015 11:24

Corey Brewer ka shënuar 15 pikë në çerekun e katërt të ndeshjes, derisa Houston Rockets ka shkrirë deficitin prej 19 pikëve për të mposhtur Los Angeles Clippersin 119-107 si mysafir...

Me këtë seria është barazuar në 3-3 dhe finalisti i Konferencës Perëndimore do të vendoset në Houston, në ndeshjen e shtatë që luhet të dielën vonë.

James Harden ka shënuar 23 pikë, duke qenë 100% i saktë nga gjuajtjet e lira, 11 sosh, kurse Dwight Howard ka regjistruar double-double prej 20 pikëve dhe 21 kërcimeve në fitoren e dytë me radhë për barazim të serisë, nga 3-1 në 3-3.

Cleveland Cavaliers ka arritur finalen e Konferencës Lindore në NBA. Pa ndonjë performancë të shkëlqyer të LeBron Jamesit, që u ndalë në 15 pikë, por as tëKyrie Irvingut, kavalierët kanë arritur të mposhtin bindshëm Chicagon nëUnited Center për të arritur finalen e Konferencës me 4-2 në seri. 

Matthew Dellavedova shënoi 19 pikë, ndërsa Tristan Thompson regjistroi double-double prej 13 pikëve dhe 17 kërcimeve. Kjo është finalja e parë e Konferecës për Clevelandin që nga viti 2009. Cleveland në finale do të takohet me fituesin e përballjes Atlanta Hawks -Washington Wizards, ku rezultati aktual i serisë është 3-2 për Atlantaas.