Botë

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare

24.06.2025 19:27

Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit me Izraelin pas 12 ditësh armiqësi...

Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit me Izraelin pas 12 ditësh armiqësi, sipas kompanisë së monitorimit të aviacionit FlightRadar24.
 
“Hapësira ajrore iraniane tani është e hapur për mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare për në/nga Teherani me leje paraprake”, tha Flightradar24 në X.
 
Hapësira ajrore irakiane është rihapur gjithashtu, thuhej ndër të tjera në deklaratë.