Maqedoni
Parashikimi i motit
25.06.2025 10:56
Në Maqedoni sot pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta lokale...

Në Maqedoni sot pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 39°C.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë nga veriu. Temperatura maksimale ditore do të arrijë deri në 39°C.
Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë mbi 30°C në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht pritet të kalojnë edhe 40°C. Vlera e indeksit UV do të jetë 9.
