Maqedoni
Gjykata Penale – Shkup, burgim të përjetshëm për vrasësit e Vanjës
25.06.2025 11:08
Gjykata Penale në Shkup sot shpalli dënimin me burg të përjetshëm për Ljupço Palevski – Palço, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Bore Videvski..

Gjykata Penale në Shkup ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për vrasësit e 14-vjeçares - Vanja Gjorçevska, dhe 74-vjeçarit - Pançe Zhezhovski.
Burgim të përjetshëm gjykata ka shqiptuar për Lupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishevin, të gjithë të akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
“Gjykata ndaj të akuzuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev dhe Lupço Palevski për veprën penale “rrëmbim” u ndan dënim me burg me nga 10 vjet, ndërsa për veprat penale “vrasje” secilit prej të akuzuarve individualisht u konstaton burg të përjetshëm me çka u caktohet dënimi i vetëm me burg të përjetshëm.”, shpjegoi gjykatësi, Stefanovski, gjatë shpalljes së sotme të vendimit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
Me vendim të gjykatës, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, lirohet nga akuzat.
