Maqedoni
Tërmet i lehtë i regjistruar në rajonin Peshtan–Ohër–Strugë
25.06.2025 11:23
Një tërmet me magnitudë lokale ML 2.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes...

Një tërmet me magnitudë lokale ML 2.4 sipas shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes, në orën 03:59, në rajonin epiqendror Peshtan–Ohër–Strugë, rreth 115 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup njoftoi se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej shkallës III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
