Komisioni bullgar i mbrojtjes kundër pranisë së përforcuar të ushtrisë në kufirin me Maqedoninë
Komisioni i mbrojtjes pranë parlamentit bullgar, vlerësoi se nuk ka nevojë për dërgim dhe prani të ushtrisë bullgare në kufirin me Maqedoninë fqinje...

Ashtu siç transmeton Televizioni kombëtar bullgar (TKB), Komisioni ka përfunduar se në kufi duhet të ketë përforcim ushtarak në rast të krizës më të madhe dhe më të thellë, ose, gjatë veprimeve ushtarake të zgjeruara në fqinjësi, si dhe gjatë rrjedhës eventuale të refugjatëve.
"Kriza në Maqedoni nuk është kërcënim për Bullgarinë dhe për shkak të asaj nuk ka nevojë në kufi të dërgohen ushtarë", deklaroi kryetari i komisionit parlamentar për mbrojtje gjenerali Miho Mihov.
"Ç'farë kërcënimi ka? A ka grumbullim të ushtrisë ose diçka të ngjashme? Lumi i migrimit nuk është detyrë e armatës bullgare. Rast me rrjedhën e migrimit ushtria bullgare ka zgjedhur shumë më parë, kah fundi i shekullit të kaluar në vitin 1999. Atëherë lumi i migrimit ishte në drejtim nga Kosova dhe ushtria bullgare ka formuar kamp në fshatin Radushë. Maqedonia ende është shtet unitar, me popullatë shqiptare të cilët janë shtetas të Maqedonisë. Mund të them se nuk ka kërcënim të tillë ndaj kufirit bullgar, e transmeton "Dnevnik-u" bullgar deklaratën e ish kryeshefit të Shtatmadhorisë bullgare.
Kjo deklaratë vjen pas asaj të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Parlamentin e Sofjes, në të cilën ai tha se ushtria dhe forcat speciale janë të gatshëm për keqësim eventual të situatës në Maqedoni.
Në pyetjen e deputetëve Borisov, megjithatë tha se në kufirin e Maqedonisë dhe Bullgarisë ka ushtarë dhe se janë marrë masa të përforcuara të sigurisë, që të jenë atje për "mos e dhashtë zoti përkeqësim të situatës".
Kryeministri bullgar i lajmëroi deputetët se Qeveria është pajtuar se në rast nevoje, në Bullgari do t'ju lejohet hyrja e të gjithë 90 mijë bartësve të pasaportave bullgare në Maqedoni të cilët do të kërkojnë strehim në territorin bullgar.
