Rajon

Shqipëri, Anija “National Geographic Orion” në Durrës

25.06.2025 13:46

Pas ndalesës në portin e Sarandës, Durrësi është stacioni i dytë shqiptar ku ankorohet “National Geographic Orion”....

Pas ndalesës në portin e Sarandës, Durrësi është stacioni i dytë shqiptar ku ankorohet “National Geographic Orion”. Në bordin e saj ndodhen 108 turistë amerikanë, të cilët e kanë nisur itinerarin nga Greqia dhe do të qëndrojnë për dy ditë në brigjet shqiptare për të lundruar më pas drejt Kroacisë. Në agjendë kanë vizitën në Durrës, lagunën e Karavastasë dhe më pas qytetin historik të Krujës.
 
“Jam shumë i lumtur që solla anijen në Durrës. Shqipëria është një vend i veçantë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Dua që miqtë e mi të njohin Shqipërinë reale dhe sa më shumë të punohet për turizmin, aq më shumë do të rritet interesi për këtë vend.”, - deklaroi kapiteni i anijes “National Geographic Orion”, Aleks Dudov.
 
“Sot mirëpritëm kroçerën “National Geographic Orion”, që për herë të parë ndalet në Durrës. Kjo është një anije e specializuar për turizëm aventurier dhe ekspedita. Ajo ka ardhur nga Saranda dhe turistët do të vizitojnë disa nga zonat më tërheqëse të vendit. Anija pritet të rikthehet edhe pesë herë të tjera gjatë këtij viti në portet tona, si dhe ka planifikuar vizita edhe për vitin e ardhshëm.”, - theksoi kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja.
 
“National Geographic Orion” është një anije 102 metra e gjatë dhe 14 metra e gjerë, me 50 kabina dhe një ekuipazh prej 70 personash.
 
LULJETA NDOKA