Maqedoni
Kaos në parkingun në klinikë, premtohen zgjidhje të reja për parkim
25.06.2025 14:41
Aliu thotë se dikasteri i cili ai drejton po punon në zgjidhjen e problemit të kamotshëm me parkimin në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza“ në Shkup...

Numri “një” i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotë se dikasteri i cili ai drejton po punon në zgjidhjen e problemit të kamotshëm me parkimin në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza“ në Shkup. Teksa pritet zgjidhja ideore për ndërtimin e parkingjeve në kate, ai ka arritur të sigurojë rreth 300 vende të reja të parkimit për rreth spitalit shtetëror për të punësuarit shëndetësorë.
“Pra, për krijimin e infrastrukturës së parkingut, unë si ministër do të krijoj politika të bazuara në të dhëna, e jo politika të bazuara në histori. Faza e parë është të krijojmë dhe shfrytëzojmë infrastrukturën përrreth qendrës klinike “Nënë Tereza”, e ajo është me Hotel “Limaku”, që e kemi bërë një memorandum bashkëpunimi për 300 vende të lira të parkimit. Punëtorët që janë këtu janë të kënaqur dhe do të jetë shërbim i hapur, kush do le ta shfrytëzojë”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Mickoski shprehet i kënaqur fillimisht me sigurimin e 300 vendeve të lira për parkim dhe premton se shumë shpejt do t’u ofrohen qytetarëve dhe zgjidhje të reja për parkim.
“Kjo iniciativë e nisur nga ministri për të siguruar vende shtesë të parkimit për të punësuarit është për t’u përshëndetur, sepse ministri është vetëm disa javë në këtë dikaster dhe veç më po ofron zgjidhje. Unë jam i bindur se bashkërisht me atë dhe me Parkingun e Qytetit do të ofrojmë zgjidhje tjera, të cilët nuk do të shkaktojnë nervozë dhe kaos gjatë parkimit të qytetarëve në këtë kompleks të klinikave.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Kompleksi i Klinikave Universitare “Nëna Terezë” në Shkup tashmë disa vite me radhë është ndër më të ngarkuarit me komunikacion, ndërsa zgjerimi i kapaciteteve për parkim ishte edhe në agjendën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, mirëpo tenderi për ndërtimin e garazheve në kate nuk u nënshkrua.
REXHEP QAMILI
