Maqedoni
Amendamentet bullgare kundër raportit, Mickoski: Nxjerrin në pah politikat e ngjashme ruse
25.06.2025 15:47
Sipas kryeministrit, përpjekjet bullgare në Parlamentin Evropian mund të jetësohen, por janë të ngjashme me politikat ruse...

Kryeministri Hristijan Mickoski e quan deklaratë për përdorim të brendshëm politik zotimin e presidentit bullgar Rumen Radev, se Bullgaria me amendamente s’do të lejojë që të drejtat e bullgarëve në Maqedoni të bëhen pjesë e negociatave politike. Sipas kryeministrit, përpjekjet bullgare në Parlamentin Evropian mund të jetësohen, por janë të ngjashme me politikat ruse, përpjekje për krijimin e kombit të ri dhe gjuhës moderne maqedonase.
“Amendamenti i tillë dhe ajo çfarë ata parashikojnë, supozoj se mund të kalojë në seancë plenare, por Evropa e pa se sa disa politikanë janë dyfytyrësh, se si ata për të njëjtën çështje flasin ndryshe. Për fat të keq unë kam frikë se një pjesë e atyre politikanëve do të etiketohen me politikat ruse, të cilat Rusia i ushtron në Ukrainë, gjegjësisht përpjekje për të ndalur integrimin e këtij shteti në BE. Edhe nëse i nisim bisedimet, ne do të shpijmë përpara si maqedonas, e jo si maqedonas modern me gjuhë dhe identitet modern maqedonas.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
